Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Me kërkesë të Rusisë - diskutim për sulmet e Turqisë në Siri


Pamje e një sesioni të mëparshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pamje e një sesioni të mëparshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot me kërkesë të Rusisë, diskuton për sulmet me predha të Turqisë kundër caqeve në Siri.

Moska ka shprehur tmerrim me sulmet kundër luftëtarëve kurdë në Siri, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

“Delegacioni i Rusisë është thellësisht i shqetësuar nga përdorimi i forcës nga Turqia kundër territorit të Sirisë”, ka shkruar një diplomat rus në emailin për kërkesën e Rusisë për takimin në OKB, raporton agjencia Reuters.

Turqia i ka bombarduar pozicionet e partisë kurde YPG për tri ditë me radhë, për t’i ndalur luftëtarët kurdë nga marrja e qytetit Azaz, që është vetëm 5 mila nga kufiri i saj.

Ankaraja ka shqetësime se YPG është e lidhur me grupet militante kurde në Turqi.

XS
SM
MD
LG