Ndërlidhjet

Senatori amerikan, Bob Corker, takon presidenten Jahjaga


Pamje nga takimi

Pamje nga takimi

Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Senatori Bob Corker, është takuar sot në Prishtinë me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në një komunikatë për media të publikuar nga kabineti i presidentes, zonja Jahjaga dhe Senatori Corker thuhet të kenë diskutuar “për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin rajonal dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Duke e falënderuar Senatorin Corker dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, presidentja Jahjaga citohet t ëketë thënë se “Kosova po e konsolidon demokracinë e saj të brendshme dhe përfaqësimin e saj ndërkombëtar, dhe mbetet një faktor i paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit”.

XS
SM
MD
LG