Ndërlidhjet

Senatori amerikan, Bob Corker, takon kryeministrin e Kosovës


Pamje nga takimi
Pamje nga takimi

Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Senatori Bob Corker, është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Në një njoftim për media, zyra e kryeministrit ka njoftuar se gjatë takimit, është biseduar “biseduar gjerësisht për zhvillimet politike në Kosovë, me ç’rast kryeministri e njoftoi për përkushtimin e plotë të Qeverisë për adresimin me dialog në institucione, të çdo teme të rëndësishme, duke lënë anash format e dhunës të përdorura për kauza të paqëndrueshme politike”.

“Qytetarët e Kosovës janë krenarë me miqësinë e shtetit të Kosovës me SHBA-të, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në botë”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa.

Komunikata e qeverisë citon edhe Senatorin amerikan të ketë “vlerësuar gjatë takimit përparimin e arritur në Kosovë gjatë këtyre viteve”.

“Duke theksuar miqësinë e fortë ndërmjet dy shteteve, senatori Corker çmoi njëkohësisht lidershipin dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të avancuar proceset zhvillimore e demokratike në vend”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Zoti Corker është takuar fillimisht me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

XS
SM
MD
LG