Ndërlidhjet

Vuçiq: NATO na duhet për të mbrojtur serbët në Kosovë


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendit të tij i duhet aleanca me NATO-n për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.

Vuçiq ka thënë se Serbia është ushtarakisht neutrale dhe se i do marrëdhëniet më të mira me Rusinë.

“Neve na duhet NATO-ja për të mbrojtur popullin në Kosovë. Anija serbe udhëton qetë, nuk do ta tërheqim zvarrë nëpër stuhi”, ka thënë Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Rusia ka kërcënuar Malin e Zi, i cili së voni ka marrë ftesë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake.

Rusia ka thënë se zgjerimi i NATO-s me vendet e Ballkanit është provokim i aleancës.

NATO-ja është e pranishme në Kosovë me misionin paqeruajtës të KFOR-it.

XS
SM
MD
LG