Ndërlidhjet

Katër vende prodhuese të naftës ngrijnë prodhimin


(©Shutterstock)

(©Shutterstock)

Ministrat e Naftës të katër vendeve prodhuese, Arabisë Saudite, Katarit, Venezuelës dhe Rusisë, janë pajtuar që të ngrijnë prodhimin e naftës në nivelet e janarit, në përpjekje për të stabilizuar tregun e mbifurnizuar.

Katër ministrat janë takuar sot në Doha të Katarit.

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit.

Ato kanë rënë për 70 përqind nga kulmi i tyre prej 116 dollarësh për fuçi në qershor të vitit 2014.

Rënia ka ndodhur për shkak të prodhimit të shumtë dhe kërkesave të vogla.

Ministri i Naftës i Arabisë Saudite, Ali al-Naimi, ka thënë se ngrirja e çmimeve në nivelin e janarit është adekuate për tregun.

“Ne nuk duam lëvizje të shpejta të çmimeve, duam të përmbushim kërkesat. Duam çmim të qëndrueshëm të naftës”, ka thënë al-Naimi.

XS
SM
MD
LG