Ndërlidhjet

Turqia kërkon aleatë për operacion tokësor në Siri


Siri

Siri

Turqia ka thënë se do një operacion të përbashët tokësor në Sirinë fqinje, me aleatët e saj ndërkombëtarë.

“Nuk do të ketë operacion të njëanshëm. Nëse ka koncensus, Turqia do të marrë pjesë. Pa operacion tokësor, është e pamundur të ndalet kjo luftë”, ka thënë një zyrtar i lartë turk për gazetarët në Stamboll.

Komentet vijnë në kohën kur një ofensivë e mbështetur nga sulmet ajrore ruse, ka sjellë ushtrinë siriane pranë kufirit me Turqinë.

Forcat kurde kanë shfrytëzuar rënien e pozicioneve të mbajtura nga grupe të tjera rebele, për të zgjeruar praninë e tyre pranë kufirit.

Konflikti civil në Siri ka nisur në vitin 2011.

Mbi 260,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë.

XS
SM
MD
LG