Ndërlidhjet

Cameron dhe Schulz flasin për reformat në BE


Cameron dhe Schulz
Cameron dhe Schulz

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ndodhet në Bruksel për të siguruar mbështetje nga Parlamenti Evropian për kërkesat e tij për reforma të BE-së.

Cameron ka takuar presidentin e PE-së, Martin Schulz, i cili ka thënë se deputetët do të luajnë rol “konstruktiv” në proces.

Schulz ka thënë se edhe pse parlamenti nuk mund t’i vë veto asnjë marrëveshjeje, ai nuk mund të ofrojë garanci se marrëveshja do të mbështetet plotësisht.

Britania po përgatitet për një referendum për vazhdimin e anëtarësisë në BE ose jo.

Këtë muaj, presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka paraqitur një propozim-marrëveshje për reforma në BE, në përpjekje për të bindur Mbretërinë e Bashkuar që të mbetet brenda.

Propozimet përfshijnë “ndërprerje urgjente” të pagesave të përfitimeve për punëtorët migrantë të BE-së dhe mbrojtje për vendet që nuk përdorin monedhën euro, siç është Britania.

Anëtarët e BE-së do të debatojnë për këto propozime në një samit të BE-së në Bruksel, më 18 dhe 19 shkurt.

XS
SM
MD
LG