Ndërlidhjet

Rrëzohet një helikopter i Irakut, 9 të vdekur


Irak

Irak

Ushtria e Irakut ka bërë të ditur se një nga helikopterët e saj është rrëzuar në jug të Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë anëtarëve të ekuipazhit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Yahya Rasook, ka thënë se helikopteri Mi-17, prodhim rus, është rrëzuar për shkak të “problemeve teknike”.

Ai ka thënë se dy pilotë dhe shtatë zyrtarë të ushtrisë janë vrarë në incident.

Iraku është duke rindërtuar ngadalë forcën e tij ajrore - dikur në mesin e më të mëdhajave në botë - pas pushtimit të SHBA-së që ka rrëzuar Saddam Husseinin më 2003.

XS
SM
MD
LG