Ndërlidhjet

Gabimi njerëzor ka shkaktuar aksidentin e trenave në Bavari


Nga aksidenti i trenave më 9 shkurt...

Nga aksidenti i trenave më 9 shkurt...

Gabimi njerëzor i një kontrolluesi të trenave ka shkaktuar aksidentin në Bavari të Gjermanisë, javën e kaluar.

Njëmbëdhjetë veta kanë vdekur dhe mbi 80 janë plagosur pasi dy trena udhëtarësh janë përplasur me njëri-tjetrin.

Prokurorët kanë thënë se kontrolluesi i zonës ka hapur rrugën për të dy trenat dhe më pas ka bërë përpjekje të paralajmërojë makinistët.

Personi, 39 vjeç, pritet të akuzohet për vrasje pa paramendim dhe mund të dënohet me pesë vjet burgim.

“Po të kishte respektuar rregullat, nuk do të kishte pasur aksident”, ka thënë kryeprokurori Wolfgang Giese.

Trenat janë përplasur më 9 shkurt në lindje të qytetit Bad Aibling, rreth 60 kilometra larg Mynihut.

XS
SM
MD
LG