Ndërlidhjet

Jep dorëheqje rektori Ramadan Zejnullahu


Logo e UP-së
Logo e UP-së

Ramadan Zejnullahu, rektor i Universiteti të Prishtinës "Hasan Prishtina", ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai e ka bërë publike dorëheqjen nëpërmjet një letre publike.

"Para 18 muajsh kam ardhur në krye të Universitetit të Prishtinës për të ndihmuar nxjerrjen e institucionit nga kriza, në të cilën e kishin futur degradimi akademik e moral, papërgjegjësia dhe konformizmi. E kam ditur se do të jetë shumë vështirë, por nuk kam pasur idenë se rezistenca për ndryshime do të jetë aq e fortë. Përkrahja e madhe që më është dhënë ka ndikuar që t’i qëndroj besnik misionit tim. Por, kjo përkrahje ka bërë që, pas shkarkimit tim dhe anulimit të këtij vendimi, të rikthehem në krye të Universitetit. E kam bërë këtë për ta inkurajuar stafin akademik dhe studentët që, përmes pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, të reflektojnë për situatën e përgjithshme dhe të zgjedhin një rrugë që jep shpresë", ka shkruar Zejnullahu në letrën e tij publike.

Ai po ashtu ka përmendur zgjedhjet e përgjithshme në universitet dhe ka deklaruar se zgjedhjet kanë marrë rrugën e vet drejt rezultatit përfundimtar.

"Si duket njerëzit janë të kënaqur, prandaj edhe i votojnë ata që, sipas bindjes sime, e katandisën Universitetin në këtë gjendje, ata që, vite me radhë, manipuluan, falsifikuan, mashtruan dhe përfituan. Po shihet qartë se kjo është rrugë e përshtatjes së interesave të klaneve, brenda së cilës, ka hapësirë të mjaftueshme për realizimin e interesave joligjorë të secilit që ka fuqi, duke filluar nga ata që janë në majat e shtetit e deri te servilët besnikë të tyre", thuhet mes tjerash në letër.

XS
SM
MD
LG