Ndërlidhjet

Ka ndërruar jetë Boutros Boutros-Ghali


Boutros Boutros-Ghali. Maj, 2015.
Boutros Boutros-Ghali. Maj, 2015.

Boutros Boutros-Ghali, ish-sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë të martën në një spital të Kajros, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Rafael Ramirez, ambasador i Venezuelës në Kombet e Bashkuara dhe president aktual i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Si egjiptian, Boutros-Ghali ka qenë arabi i parë që ka shërbyer si shef i OKB-së.

Më shumë detaje për vdekjen e tij nuk janë bërë të ditura.

Ai ka udhëhequr OKB-në nga viti 1992 deri më 1996, në kohën e krizave në Somali, Ruandë, Lindje të Mesme dhe ish-Jugosllavi.

XS
SM
MD
LG