Ndërlidhjet

Poroshenko kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe kryeprokurorit


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kryeministri Arseniy Yatsenyuk dhe prokurori i përgjithshëm, Viktor Shokin.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kryeministri Arseniy Yatsenyuk dhe prokurori i përgjithshëm, Viktor Shokin.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kërkuar nga kryeministri Arseniy Yatsenyuk që të japë dorëheqje, duke thënë se ai ka humbur mbështetjen e koalicionit udhëheqës.

Megjithatë, Poroshenko ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Qeveria e Yatsenyukut është kritikuar për ritëm të ngadalshëm të reformave dhe përballet me akuzat për korrupsion.

Demonstruesit janë mbledhur jashtë Parlamentit në Kiev për të protestuar kundër politikave të qeverisë.

Poroshenko po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm, Viktor Shokin, dhe raporte të pakonfirmuara nga mediat e Ukrainës thonë se ai ka ofruar dorëheqjen e tij.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërcënuar se nuk do të lëshojë paratë e ndihmës për Ukrainën nëse ajo nuk kryen reformat.

XS
SM
MD
LG