Ndërlidhjet

BE e siguron Greqinë se do të mbetet në Schengen


Donald Tusk

Donald Tusk

Kreu i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se përjashtimi i Greqisë nga zona e lëvizjes së lirë, e njohur si Schengen, nuk do ta zgjidhë krizën me migrantë në BE.

Tusk i ka bërë këto komente në Athinë.

Greqia është nën presion të madh nga partnerët e saj në BE për të ndaluar rrjedhën e përditshme të mijëra migrantëve përmes rajonit të Ballkanit drejt vendeve të tjera të BE-së.

Shumica prej tyre janë refugjatë sirianë.

Javën e kaluar, BE-ja i ka vënë Greqisë një afat prej tre muajsh për të përmirësuar kontrollin kufitar, nga frika e rritjes së numrit të migrantëve nga Turqia kur të përmirësohet moti.

Kriza me migrantë do të jetë lart në agjendën e një samiti të BE-së që do të mbahet të enjten në Bruksel.

Tusk ka thënë se përjashtimi i Greqisë nga Schengeni nuk zgjidh asnjë problem.

“Nuk i jep fund krizës në Siri. Nuk e bën Evropën më pak tërheqëse për migrantët. Ajo çfarë duhet të bëjmë, është të përmirësojmë mbrojtjen e kufijve tanë të jashtëm”, ka thënë Tusk.

Vitin e kaluar, mbi 850,000 migrantë kanë hyrë në Greqi, si vend tranzit drejt vendeve të BE-së.

XS
SM
MD
LG