Ndërlidhjet

Siria lejon ndihmat në zonat e rrethuara


Madaja, Siri. Janar, 2016.

Madaja, Siri. Janar, 2016.

Qeveria e Sirisë ka miratuar qasjen e ndihmave humanitare në shtatë zona të rrethuara, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.

Autokolonat janë duke u përgatitur dhe do të nisen “sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë zëdhënësi Farhan Haq.

Në mesin e zonave që do të marrin ndihmë, është edhe qyteti Madaja, ku njerëzit kanë vdekur nga uria.

Javën e kaluar, fuqitë botërore janë pajtuar për nevojën e një armëpushimi të kufizuar në Siri, si dhe për përshpejtimin e dërgesave të ndihmës.

Pas bisedimeve në Damask, të martën, i dërguari i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, ka thënë se Qeveria e Sirisë e ka për obligim të lejojë qasjen e ndihmave kudo që është e nevojshme.

Konflikti civil në Siri ka nisur në vitin 2011.

Mbi 260,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë.

XS
SM
MD
LG