Ndërlidhjet

Obama i kritikoi republikanët për qëndrimin e tyre ndaj myslimanëve


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka kritikuar miliarderin, Donald Trump, dhe kandidatët e tjerë republikanë presidencialë, duke thënë se pikëpamjet e tyre për myslimanët dhe ndryshimet klimatike, janë “problematike” për gjithë botën.

“Nuk është vetëm zoti Trump; vetëm shikoni deklaratat që janë bërë nga kandidatët e tjerë”, u tha mbrëmë zoti Obama gazetarëve, gjatë qëndrimit të tij në Kaliforni, dhe ka shtuar se “nuk ekziston asnjë kandidat i vetëm në garën republikane, që mendon se ne duhet të bëjmë diçka për ndryshimin klimatik”.

Për më tepër, Donald Trump, i cili pat propozuar ndalesë të përkohshme kundër hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, “mund të paraqes edhe më tepër peshë në ndjenjën kundër myslimanëve, por nëse ju shikoni në atë që kanë thënë edhe kandidatët e tjerë republikanë, kjo është tejet problematike, po ashtu”, tha Obama.

Duke folur për kandidatin Trump, Obama theksoi se “Trump nuk do të jetë president dhe arsyeja është se unë kamë shumë besim në popullin amerikan. Mendoj se ata e dinë se të jesh president është punë serioze”.

XS
SM
MD
LG