Ndërlidhjet

Tensionet turko-ruse reflektohen në ndeshjen e futbollit


Simpatizuesit e Fenerbahçes duke festuar pas një ndeshjeje të mparshme futbollistike
Simpatizuesit e Fenerbahçes duke festuar pas një ndeshjeje të mparshme futbollistike

Autobusi i ekipit futbollistik moskovit, Lokomotiva, është gjuajtur me shishe, ndërsa një lojtar rus e ka paraqitur portretin e presidentit Vladimir Putin, në ndeshjen kundër skuadrës Fenerbahçe, që u zhvillua mbrëmë në Stamboll.

Policia e Turqisë i ka arrestuar tre vetë, që janë zënë duke hedhur shishe kundër autobusit të lojtarëve të futbollistëve mysafirë.

Policia ka njoftuar se këta tre vetë ishin të dehur, ndërsa një xham i autobusit kishte plasaritje të vogël.

Mediat e Turqisë kanë raportuar se përgjegjës ishin simpatizuesit e ekipit Fenerbahçe.

Megjithatë, Lokomotiva mund të ballafaqohet me masa disiplinore nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), pasi lojtari i mesit të fushës i këtij klubi, Dmitri Tarasov, e ka zhveshur fanelën e tij sportive për ta zbuluar portretin e Putinit me mbishkrimin “presidenti më i sjellëshëm”.

Në garat sportive nuk janë të lejuara veprime politike.

Raportet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë janë tensionuar shumë prej nëntorit të vitit të kaluar, kur Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak rus, afër kufirit të saj me Sirinë.

Në duelin me Lokomotivën, Fenerebahçe i gëzoi simpatizuesit e vet duke fituar me rezultat 2:0.

XS
SM
MD
LG