Ndërlidhjet

Kina ka vendosur raketa në ishullin e kontestuar


Pamje e ishujve të kontestuar

Pamje e ishujve të kontestuar

Raportohet se Kina ka vendosur raketa kundërajrore në ishullin e kontestuar në Detin Jugor Kinez.

Autoritetet në Tajvan thanë sot se Kina ka vendosur numër të paspecifikuar të raketave në ishullin Yonxing, dhe theksoi se ushtria tajvaneze do tu kushtoj “kujdes për së afërti zhvillimeve pasuese”.

Një zyrtar i paidentifikuar i mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara e ka konfirmuar “vendosjen e qartë” të raketave, ndërsa së pari për këtë zhvillim ka raportuar rrjeti televiziv në Shtetet e Bashkuara, Fox News.

Pamjet satelitore të transmetuara nga ky rrjet duket se tregojnë dy bateri me tetë lansues raketorë dhe një sistem të radarëve në ishull.

Komandanti i komandës ushtarake amerikane të Paqësorit, Harry Harris, tha se vendosja e raketave në ishull do të jetë në kundërshtim me përkushtimet e Kinës për të mos e militarizuar rajonin.

XS
SM
MD
LG