Ndërlidhjet

logo-print

Lituani: U shënua ripërtritja e pavarësisë


Pamje e kryeqytetit Vilnius në Lituani

Pamje e kryeqytetit Vilnius në Lituani

Në Lituani dje është shënuar ripëtritja e pavarësisë, derisa liderët e këtij vendi baltik thonë se do ta mbrojnë vetveten në periudhën e kërcënimeve në rritje në rajon.

Janë bërë 98 vjet prej se Lituania e ka ripërtrirë pavarësinë, pak kohë pas Luftës së Parë Botërore, gjatë së cilës Lituania ishte okupuar nga Gjermania.

“Nëse nevojitet që Lituania ta mbrojë vetveten përsëri, ne nuk do të jemi vetëm sikur që ishin në disa momente fatale historike”, tha presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, gjatë një fjalimi televiziv.

Kjo ish-republikë sovjetike, ka shprehur shqetësim të madh lidhur me aksionet e Rusisë në Ukrainën fqinje dhe për shtimin e qartë të aktiviteteve ushtarake ruse afër kufijve të vet.

Shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia, periudhën e kaluar nën ish-Bashkimin Sovjetik, zyrtarisht e cilësojnë si “okupim sovjetik” dhe të gjitha këto shtete, pas pavarësimit të tyre, janë bërë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

XS
SM
MD
LG