Ndërlidhjet

Rusi: Shtatë veta akuzohen për komplot terrorist


Njëri nga personat e arrestuar lidhur me komplot terrorist nga autoeritetet në Rusi
Njëri nga personat e arrestuar lidhur me komplot terrorist nga autoeritetet në Rusi

Shërbimi i sigurisë shtetërore të Rusisë thotë se i ka akuzuar shtatë pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Dega e Shërbimit të Sigurisë Federale Ruse (FSB) në rajonin Sverdlovsk, ka njoftuar sot se të dyshuarit zyrtarisht janë akuzuar për terrorizëm.

Javën e kaluar autoritetet kanë shpallur se i kanë arrestuar pjesëtarët e një grupi në qytetin Jekaterinburg më 7 shkurt, duke thënë se ishin të dyshuar për planifikim të kryerjes së “sulmeve terroriste të profilit të lartë duke përdorë pajisje eksploduese që i kanë prodhuar vetë, në territorin e Moskës, Shën Petersburgut dhe në rajonin Sverdlovsk”.

Raportohet se të akuzuarit janë shtetas të Rusisë dhe të vendeve të Azisë Qendrore, ndërsa për liderin e këtij lideri thuhet se ishte anëtar i grupit militant, Shteti Islamik, dhe në Rusi kishte ardhur nga Turqia.

Autoritetet e Rusisë vlerësojnë se afro 3 mijë shtetas rusë i janë bashkuar grupit militant, Shteti Islamik, në Siri.

XS
SM
MD
LG