Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Trump nuk do të bëhet president


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Republikani Donald Trump nuk do të bëhet president sepse kjo është një “punë serioze”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

“Vazhdoj të besoj se Trump nuk do të bëhet president. Arsyeja është se unë kam shumë besim në popullin amerikan”, ka thënë Obama.

Trump, biznesmen miliarder, është favorit për t’u bërë i nominuari i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Trump, 69 vjeç, është zotuar se do të dëbojë miliona migrantë që jetojnë paligjshëm në SHBA, se do të ndërtojë mur në kufi me Meksikën dhe se do të vendosë ndalesë të përkohshme për të gjithë myslimanët që duan të hyjnë në SHBA.

Obama ka thënë se elektorati nuk do ta zgjedhë atë, sepse “e di se të qenët president është një punë serioze”.

“Nuk është të organizosh një shfaqje, një promovim, apo marketing. Është vështirë”, ka thënë Obama.

Trump është përgjigjur duke thënë se është kompliment për të të kritikohet nga një president, i cili “i ka bërë aq shumë dëme vendit”.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG