Ndërlidhjet

Turqia kërkon “rrip të sigurt” brenda Sirisë


Siri
Siri

Turqia ka kërkuar krijimin e një “rripi të sigurt” dhjetë kilometra brenda Sirisë, përgjatë kufirit të saj lindor, për të parandaluar përpjekjet “për të ndryshuar strukturën demografike” të zonës.

Këto komente të zëvendëskryeministrit Yalcin Akdogan vijnë në kohën kur forcat e Qeverisë siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë avancuar drejt kufirit turk.

Luftëtarët kurdë kanë përfituar nga ofensiva dhe kanë marrë nën kontroll territore nga grupet e tjera rebele të Sirisë.

Turqia, për kohë të gjatë, ka kërkuar një zonë të sigurt brenda territorit sirian, e cila do të mbështetej edhe nga një zonë e ndalim-fluturimit, për të mbrojtur kufijtë e saj dhe për të siguruar mbrojtje për refugjatët.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax e ka cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Gennady Gatilov, të ketë thënë se vendimi për krijimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Sirinë nuk mund të merret pa miratimin e Qeverisë siriane dhe të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG