Ndërlidhjet

Indonezia ndalon Tumblr-in për shkak të pornografisë


Ilustrim
Ilustrim

Indonezia ka ndaluar platformën Tumblr, duke thënë se ueb-faqja shpërndan përmbajtje pornografike.

Azhar Hasyim, drejtor i biznesit online në Ministrinë e Informacionit të Indonezisë, ka thënë se vendimi është marrë pa u konsultuar me kompaninë, e cila është pronë e Yahoo-së.

“Fillimisht duhet të ndalojmë ueb-faqen, e pastaj t’iu tregojmë”, ka thënë Hayim.

Këtë muaj, Indonezia ka urdhëruar faqet e rrjeteve sociale që të largojnë çdo simbol apo emojis që përfaqëson çifte të gjinisë së njëjtë.

Ndryshe nga Facebook-u dhe disa rrjete të tjera sociale, Tumblr lejon përmbajtje për të rritur në faqen e saj.

Në të kaluarën, Indonezia ka kërkuar nga kompanitë e mediave sociale, të tilla si Twitter, që të vendosin një filter të veçantë për përmbajtjen pornografike.

XS
SM
MD
LG