Ndërlidhjet

Policia fillon përgatitjet për protestën e opozitës


Autmojetet e blinduara të Policisë së Kosovës, në rrugën "Rexhep Luci" në Prishtinë

Autmojetet e blinduara të Policisë së Kosovës, në rrugën "Rexhep Luci" në Prishtinë

Policia e Kosovës ka filluar të zë pozicione nëpër rrugët dalëse nga sheshet kryesore të Prishtinës.

Masat e shtuara të sigurisë, policia i ka paralajmëruar pas njoftimit të opozitës se në Ditën e Pavarësisë do të organizojë protestë në Prishtinë.

Opozita, në anën tjetër, njofton se po i mbledh njerëzit në Prishtinë për protestën e paralajmëruar për orën 14.00.

“Nga qytetet dhe fshatrat e Kosovës po vijnë konfirmimet për pjesëmarrje”, thuhet ndër tjera në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG