Ndërlidhjet

Merkel kërkon zonë të ndalim fluturimit në Siri


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për krijimin e një zone të ndalim fluturimit në Alepo të Sirisë dhe zonat përreth, deri në kufi me Turqinë.

Duke folur në një konferencë për media me presidentin e Shri Lankës, ajo ka dënuar sulmet e Rusisë dhe të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

“Ato nuk janë në frymën e rezolutës që ka kaluar Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në muajin dhjetor dhe as në frymën e përpjekjeve për të reduktuar dhunën”, ka thënë Merkel.

Ajo ka shtuar se zona e ndalim fluturimit mund të arrihet me një marrëveshje midis Assadit, mbështetësve të tij dhe koalicionit që lufton grupin militant Shteti Islamik.

Lexoni edhe këtë:

Turqia kërkon “rrip të sigurt” brenda Sirisë

XS
SM
MD
LG