Ndërlidhjet

Orban kërkon lidhje më të mira midis Rusisë e BE-së


Orban dhe Putin. Moskë, 17 shkurt 2016.
Orban dhe Putin. Moskë, 17 shkurt 2016.

Gjatë një vizite në Moskë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira midis Rusisë dhe Evropës.

“Ne të gjithë jemi të interesuar në normalizimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Evropës. Kjo korrespondon me interesat e Hungarisë”, ka thënë Orban gjatë bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kremlini ka njoftuar më herët se dy liderët do të bisedojnë për rritjen e bashkëpunimit në tregti, teknologji, energji, kulturë dhe në fusha humanitare.

Putini ka shfrytëzuar ndarjet brenda Bashkimit Evropian për sanksionet ndaj Moskës dhe ka zhvilluar lidhjet ekonomike me vendet evropiane, si Hungaria, që janë të gatshme për të ruajtuar lidhjet e biznesit me partnerin e tyre ish-sovjetik.

XS
SM
MD
LG