Ndërlidhjet

Tensionet Turqi - Rusi edhe në futboll


Dmitri Tarasov në Stamboll
Dmitri Tarasov në Stamboll

Autobusi i ekipit futbollistik rus është sulmuar me shishe dhe një lojtar rus ka shqyer fanelën e tij, nën të cilën kishte veshur një tjetër, me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një ndeshjeje futbolli me Turqinë, më 16 shkurt.

Policia turke ka arrestuar tre persona, të cilët kishin hedhur shishe në drejtim të autobusit të ekipit nga Moska, Lokomotiv, i cili është ndeshur në kuadër të Ligës Evropiane me klubin Fenerbahçe, në një stadium të Stambollit.

Policia tha se tre personat ishin të dehur dhe se gjatë këtij sulmi, një nga dritaret e autobusit ishte çarë.

Mediat turke ndërkaq kanë raportuar se ishin tifozët e Fenerbahçes ata që kishin hedhur shishet.

Ekipi Lokomotiv ndërkaq mund të përballet me masa disiplinore, pasi mesfushori Dmitri Tarasov, kishte shqyer fanelën për të treguar portretin e Putinit, e në të cilin thuhej “presidenti më i sjellshëm”.

Deklarimet politike nuk janë të lejuara në garat e sportit.

Lidhjet mes Turqisë dhe Rusisë janë tendosur që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Turqia kishte rrëzuar një avion rus afër kufirit të saj me Rusinë.

Ndryshe, ndeshjen e ka fituar Fenerbahçe, me rezultatin 2–0.

XS
SM
MD
LG