Ndërlidhjet

logo-print

Ndihmat arrijnë në zonat e rrethuara të Sirisë


Arritja e ndihmave në Madaja, 17 shkurt

Arritja e ndihmave në Madaja, 17 shkurt

Autokolona e parë me ndihma humanitare ka arritur në zonat e rrethuara të Sirisë.

Tridhjetepesë kamionë kanë arritur në qytetin Mudamija, pranë Damaskut, ka konfirmuar organizata humanitare Gjysmëhëna e Kuqe.

Ndihmat janë nisur edhe në qytetet Madaja, Zabadani, Foah dhe Kefraja.

Në Madaja, ditë më parë, është raportuar për njerëz të vdekur nga uria.
Gati 500,000 njerëz jetojnë në zona të rrethuara në Siri, kanë thënë Kombet e Bashkaura.

Dërgesat me ndihma janë pjesë e marrëveshjes për ndërprejen e kufizuar të armiqësive në Siri, për të cilën fuqitë botërore kanë rënë dakord javën e kalaur.

I dërguari i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, ka thënë se Qeveria e Sirisë e ka për obligim të lejojë qasjen e ndihmave kudo që është e nevojshme.

Konflikti civil në Siri ka nisur në vitin 2011.

Mbi 260,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë.

XS
SM
MD
LG