Ndërlidhjet

Policia e Kosovës: Mbi 15,000 pjesëmarrës në protestë


Pamje nga protesta

Pamje nga protesta

Policia e Kosovës e ka vlerësuar protestën e sotme në Prishtinë si të qetë, duke thënë se në të kanë marrë pjesë rreth 15,000 persona.

“Policia e Kosovës njofton se protesta e mbajtur sot në Prishtinë ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë mbajtur sot një protestë, në të cilën është kërkuar dorëheqja e qeverisë së Kosovës.

Subjektet politike në opozitë numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme e kanë vënë në mbi 100,000.

XS
SM
MD
LG