Ndërlidhjet

AAK: Pushteti e ka humbur arsyen


Ilustrim
Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar si dëshpëruese konferencën për media të mbajtur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.

"Për më tepër fjalori kërcënues e fyes në adresë të mbi 100 mijë qytetarëve që sot morën pjesë në protestë, flet për gjendjen jo stabile dha alarmante të tyre".

"Ata e kanë humbur edhe arsyen edhe përgjegjësinë dhe për më tepër fjalori kërcënues i tyre, është shqetësues për këtë vend", thuhet mes tjerash në komunikatën e AAK-së.

Zoti Mustafa dhe zoti Thaçi e kanë cilësuar protestën e thirrur të mërkurën nga AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, në kërkim të dorëheqjes së qeverisë, si përpjekje për të rënuar rendin kushtetues të Kosovës.

XS
SM
MD
LG