Ndërlidhjet

Shpërthim i fuqishëm në Ankara


Ankara - foto arkivi
Ankara - foto arkivi

Një automjet ka shpërthyer në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, duke shkaktuar disa viktima.

Transmetuesi turk NTV ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një furgoni, që bartte personel ushtarak.

Pamjet nga CNN-i turk kanë treguar sasi të dendur të tymit.

Guvernatori i Ankarasë ka thënë se së paku pesë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.

Vitin e kaluar, një shpërthim në Ankara ka vrarë mbi 100 veta.

Muajin e kaluar, ndërkaq, një sulmues vetëvrasës ka vrarë 10 veta në Stamboll.

XS
SM
MD
LG