Ndërlidhjet

logo-print

UEFA ndërmerr masa kundër lojtarit rus që u shfaq me Putinin


Dmitry Tarasov me portretin e Putinit në bluzë.

Dmitry Tarasov me portretin e Putinit në bluzë.

Federata Evropiane e Futbollit UEFA ka thënë se ka hapur procedura disiplinore kundër një futbollisti rus, i cili ka veshur një bluzë me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin, pas një ndeshjeje të Ligës së Evropës në Turqi.

UEFA ka ndërmarrë masat pasi mesfushori i klubit Lokomotiv Moska, Dmitry Tarasov, ka hequr fanellën e ekipit në fund të lojës me Fenerbahçen turke në Stamboll, dhe ka zbuluar fotografinë e Putinit me fjalët: “Presidenti më i sjellshëm”.

Marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Turqisë janë tensionuar pasi forcat ajrore turke kanë rrëzuar një avion luftarak rus, nëntorin e kaluar.

“Ky është presidenti im. E respektoj atë dhe kam vendosur të tregoj se jam i gatshëm ta mbështes kudo që jam. Kam shkruar në këtë bluzë gjithçka që kam dashur të them”, ka thënë Tarasov pasi ekipi i tij ka humbur me rezultat 2:0.

Lokomotiv Moska i ka përshkruar veprimet e Tarasovit si “të pafalshme” dhe ka thënë se lojtari do të gjobitet.

XS
SM
MD
LG