Ndërlidhjet

Tusk: BE s’ka zgjedhje, duhet të reformohet


Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk kanë zgjedhje tjetër, pos të bëjnë marrëvshje për reformimin e BE-së, ka thënë presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Reformat janë kërkuar nga kryeministri i Britanisë, David Cameron, i cili ka paralajmëruar se nëse ato nuk ndodhin, vendi i tij mund të dalë nga BE-ja.

Tusk do të kryesojë të enjten një samit në Bruksel, në lidhje me propozimet kontroverse.

Këto propozime, që janë paraqitur nga Tusk ditë më parë, në përpjekje për të bindur Mbretërinë e Bashkuar që të mbetet brenda BE-së, përfshijnë “ndërprerjen urgjente” të pagesave të përfitimeve për punëtorët migrantë të BE-së dhe mbrojtje për vendet që nuk përdorin monedhën euro, siç është Britania.

Polonia dhe tre vende të tjera raportohet se rezistojnë të kufizojnë mirëqenien, ndërsa Franca është kundër ndryshimeve të rregulloreve financiare.

Në letrën drejtuar 28 vendeve anëtare të BE-së, Tusk ka thënë se samiti “do të jetë një moment i rëndësishëm për unitetin e Unionit tonë dhe për të ardhmen e marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar brenda Evropës”.

Britania, sipas të gjitha gjasave, do të mbajë një referendum në muajin qershor për anëtarësinë e saj në BE.

XS
SM
MD
LG