Ndërlidhjet

IS-i rrëzon një helikopter në Irak, tre të vrarë


Irak
Irak

Zyrtarët irakianë kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë rrëzuar një helikopter ushtarak në perëndim të Bagdadit, duke vrarë dy anëtarë të ekuipazhit dhe një pjesëtar të forcave të armatosura.

Sipas autoriteteve, helikopteri është rrëzuar pranë qytetit Falluxha, i cili kontrollohet nga grupi ekstremist.

Shteti Islamik ka pranuar përgjegjësinë përmes një postimi në Twitter.

Dy ditë më parë, një tjetër helikopter është rrëzuar në jug të Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë njerëzve në bord.

Zyrtarët irakianë kanë thënë se ky aksident ka ndodhur për shkak të problemeve teknike.

XS
SM
MD
LG