Ndërlidhjet

Venezuela rrit çmimin e benzinës për herë të parë në 20 vjet


Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Venezuela do të rrisë çmimet e benzinës për herë të parë në 20 vjet, edhe pse presidenti Nicolas Maduro ka thënë se ato do të vazhdojnë të mbesin më të lirat në botë.

Maduro ka bërë të ditur se çmimi i benzinës premium do të rritet nga 0.01 dollar për litër në rreth 0.60 dollar.

Kostoja e benzinës me cilësi më të ulët do të rritet në 0.10 dollarë për litër.

Maduro ka shpalosur një seri të masave për të lehtësuar krizën ekonomike të Venezuelës, përfshirë zhvlerësimin e monedhës.

“Venezuela ka benzinën më të lirë në botë. Kostoja është pothuajse asgjë”, ka thënë Maduro në një fjalim televiziv.

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të benzinës në vitin 1989 ka shkaktuar protesta kombëtare në Venezuelë, të cilat kanë rezultuar me dhjetëra njerëz të vdekur.

Ekonomia e Venezuelës është dobëuar për shkak të rënies globale të çmimeve të naftës.

Nafta përbën 95 përqind të të ardhurave të eksportit në Venezuelë.

XS
SM
MD
LG