Ndërlidhjet

Talibanët vrasin 9 forca të sigurisë në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Zyrtarët pakistanezë kanë bërë të ditur se së paku nëntë forca të sigurisë janë vrarë në dy sulme të ndara në qarkun Mohmand, në verilindje të Pakistanit.

Dy pjesëtarë të forcës Khasadar janë vrarë në zonën Darvazgai Jaka Ghund, pasi militantët kanë sulmuar një postbllok të sigurisë atje.

Shtatë pjesëtarë të tjerë të Khasadit janë vrarë në një sulm në zonën Post Pandiali.

Fraksioni i talibanëve pakistanezë, Jamat ul Ahrar, ka marrë përgjegjësinë për të dyja sulmet.

Mohmand është njëri nga disa qarqet në rripin fisnor të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin, ku ushtria është duke luftuar militantë të Al Kaidës dhe talibanë për më shumë se një dekadë.

Muajin e kaluar, talibanët kanë sulmuar një universitet në qytetin Çarsada të Pakistanit, duke vrarë 21 studentë dhe mësimdhënës.

XS
SM
MD
LG