Ndërlidhjet

logo-print

Vendimi për Karaxhiqin shpallet muajin e ardhshëm


Radovan Karaxhiq në gjyqin e Hagës.

Radovan Karaxhiq në gjyqin e Hagës.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi do të shpallë vendimin për Radovan Karaxhiqin, lider i serbëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës, më 24 mars.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i trupit gjykues të rastit.

Karaxhiq, i cili akuzohet për organizim të krimeve serbe gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95, përballet me 11 akuza, që përfshijnë gjenocidin, vrasjen dhe përdhunimin.

Ai ka mohuar vazhdimisht se është përgjegjës.

Prokurorët kanë thënë se Karaxhiq duhet të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

XS
SM
MD
LG