Ndërlidhjet

logo-print

Lech Walesa “ka qenë agjent sekret komunist”


Lech Walesa

Lech Walesa

Një institut i historisë në Poloni ka thënë se disa dokumente të sapozbuluara tregojnë se ish-presidenti polak, Lech Walesa, ka qenë agjent sekret komunist.

Kreu i Institutit të Kujtimit Kombëtar, Lukasz Kaminski, ka thënë se dokumentet janë konfiskuar këtë javë nga shtëpia e ministrit të fundit komunist të Punëve të Brendshme, Czeslaw Kiszczak.

Kaminski ka thënë se dokumentet përfshijnë edhe fatura të pagesave, të nënshkruara nga Walesa.

Ky i fundit i ka hedhur poshtë akuzat përmes një postimi në mediat sociale, duke thënë se “nuk mund të ketë asnjë material të nënshkruar nga unë”.

Walesa, udhëheqës i Lëvizjes Solidariteti në vitet 1980, e cila ka çuar në rënien e komunizmit, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1983.

Ai është zgjedhur president i Polonisë në vitin 1990, pas rënies së regjimit komunist.

Walesa, 72 vjeç, ka pranuar më herët se ka nënshkruar angazhimin për të shërbyer si agjent, por ka thënë se kurrë nuk ka vepruar si i tillë.

Në vitin 2000, ai është shpallur i pastër nga një gjykatë, e cila ka thënë se nuk ka gjetur prova të bashkëpunimit.

XS
SM
MD
LG