Ndërlidhjet

Juncker i bindur se do të ketë marrëveshje midis BE-së e Britanisë


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se është “shumë i sigurt” se liderët e BE-së mund të arrijnë marrëveshje me Britaninë, për anëtarësinë e saj të ardhshme në bllok.

Juncker i ka bërë këto komente në Bruksel, ku udhëheqësit evropianë pritet të mblidhen në një samit dyditor për të diskutuar reformat e kërkuara nga Britania, si kusht për mbetjen e saj në bllok.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka paraqitur këtë muaj një propozim-marrëveshje për reforma në BE, e cila përfshin “ndërprerje urgjente” të pagesave të përfitimeve për punëtorët migrantë të BE-së dhe mbrojtje për vendet që nuk përdorin monedhën euro.

Zyrtarë të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se është bërë përparim i rëndësishëm drejt kompromisit të pranueshëm për të 28 vendet anëtare të BE-së.

Por, ata kanë pranuar se ka ende detaje që duhet të adresohen.

Polonia dhe tre vende të tjera raportohet se rezistojnë të kufizojnë mirëqenien, ndërsa Franca është kundër ndryshimeve të rregulloreve financiare.

XS
SM
MD
LG