Ndërlidhjet

Studimi konfirmon lidhjet midis Zikës dhe mikrocefalisë


Ilustrim
Ilustrim

Shkencëtarët thonë se një studim që përfshin gratë shtatzëna në Brazil “forcon” teorinë se virusi Zika ka lidhje me defektet në lindje të foshnjave, të cilat njihen si mikrocefali.

Hulumtimi ka konfirmuar praninë e Zikës në lëngun amniotik të dy grave që kanë pasur simpotoma të Zikës gjatë shtatzënisë.

Ekspertët brazilianë thonë se kjo tregon se virusi mund ta infektojë fetusin.

Hulumtimi, i publikuar në revistën mjekësore Lancet, ka përfshirë dy gra që kanë pasur ethe dhe dhimbje të muskujve gjatë shtatzënisë.

Por, ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë thënë se kjo lidhje midis Zikës dhe mikrocefalisë nuk është dëshmuar ende dhe se do të dalin me më shumë informacione në javët e ardhshme.

Virusi Zika, që rrjedh nga mushkonjat, është shpërndarë në të dyja Amerikat, ndërsa kulmin e shpërthimit e ka pasur në Brazil.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Zikën emergjencë ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG