Ndërlidhjet

Sulmet ajrore vrasin 38 persona në 48 orë në Siri


Hasaka, dhjetor 2015

Hasaka, dhjetor 2015

Së paku 38 pesona janë vrarë në dy ditët e fundit gjatë sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në provincën Hasaka të Sirisë verilindore,ka raportuar grupi vëzhgues Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë numër përfshihen edhe 15 personat e vrarë kur gjatë një sulmi u godit një furrë buke në qytetin al-Shadadi, afër kufirit me Irakun.

Al-Shadadi është qendër logjistike për militantët e Shtetit Islamik.

Koalicioni kundër Shtetit Islamik është duke shënjestëruar caqe në zonat e kontrolluara nga IS-i në Siri dhe Irak, përfshirë këtu edhe provincat Hasaka dhe Raqqa.

XS
SM
MD
LG