Ndërlidhjet

Qeveria ukrainase humb shumicën në parlament


Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, 16 shkurt 2016

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, 16 shkurt 2016

Lideri i partisë ukrainase, Samopomich (Vetë-Asistenca) tha se ka vendosur të larohet nga koalicioni qeverisës, duke shtuar kështu trysninë mbi kryeministrin Arseny Yatseniuk për të gjetur aelatë të tjerë, dhe për ta shpëtuar qeverinë nga kolapsi.

Oleh Berezyuk e ka dhënë këtë deklaratë më 18 shkurt, një ditë pasi partia Batkivshchyna (Atdheu) gjithashtu vendosi për t’u larguar nga koalicioni qeverisës pro-perëndimor.

Humbja e 26 ligjvënësve të partisë Samopomich e lë partinë e kryeministrit pa shumicë në parlament.

Yatsenyuk i ka mbijetuar votës së mirëbesimit në parlament më 16 shkurt, vetëm disa orë pasi presidenti Petro Poroshenko i bëri thirrje për të dhënë dorëheqje dhe për të rivendosur besimin mbi qeverinë.

Yatsenyuk tha më 17 shkurt se është thelbësore që koalicioni qeverisës të riformatohet, duke shtuar se ai tashmë është në bisedime me grupet politike, përfshirë këtu edhe partinë populliste Radikale.

XS
SM
MD
LG