Ndërlidhjet

Liderët fetarë bëjnë thirrje për tejkalim të krizës politike


Liderët fetarë, thirrje për dialog
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Liderët fetarë, thirrje për dialog

Drejtuesit e bashkësive fetare më të mëdha në Kosovë gjatë një konference të përbashkët për media, u kanë bërë thirrje liderëve të partive politike që të tejkalojnë krizën politike përmes dialogut.

Ata kanë theksuar se dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e problemeve politike që ka vendi.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka theksuar se udhëheqësit politik të vendit duhet të kuptojnë se mund të kenë pikëpamje të ndryshme mbi situatën, por duhet të dinë që e kanë një shtet.

“Sigurisht që ftesa jonë është që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në Kosovë t’i thërrasin arsyes dhe t’i lënë të veprojë dashuria e zemrave për mirëkuptim për dialog dhe për një ndërtim të përbashkët të së ardhmes së fëmijëve të popullit dhe të gjithë neve. Nuk mendojmë që duhet të kërcënojmë njëri-tjetrin as me forcën e popullit as me forcën e pushtetit, por me forcën e dialogut dhe dashurisë së zemrave”, ka theksuar ai.

Ai ka theksuar se rruga e vetme që shtynë përpara një shtet është paqja dhe se vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrihet zgjidhja e situatës politike në të cilën gjendet vendi.

Edhe, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve politik që të gjejnë zgjidhje për të dalur nga kjo situatë.

“Ftoj spektrin politik të Kosovës që të gjejnë kurajo, forcë dije dhe vizion, që ta gjejnë një unitet veprues për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjendemi në aspektin politik, të ulemi rreth tryezës dhe të merren vesh për një të ardhme sa më të mirë të vendit tonë”.

“Është e domosdoshme që sa më parë që është e mundur liderët tanë, partitë politike, të ulen brenda një tavoline të përbashkët në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”, tha Tërnava.

Në anën tjetër, Driton Krasniqi nga Kisha Protestante ka thënë se kjo dalje e përbashkët e bashkësive fetare në Kosovë është që të përçohet një mesazh i paqes për të gjithë njerëzit.

“Sot jemi të katedralja këtu, një takim i cili është në kuadër të takimeve të rregullta që bashkësisë fetare në vend që ne bëjmë, në mënyrë që të përçojmë një mesazh të paqes, harmonisë, bashkëpunimit jo vetëm tek njerëzit këtu, por tek të gjitha strukturat ne vend”, ka thënë ai.

Përplasjet e ashpra në raportet ndërmjet pushtetit dhe opozitës kanë filluar që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, në Bruksel, më 25 gusht të vitit të kaluar, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës nënshkroi më pas një marrëveshje edhe me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Të dy këto marrëveshje, u bënë shkas i protestave të opozitës si brenda Kuvendit ashtu edhe nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera.

Tani kërkesat e vetme të opozitës janë dorëheqja e qeverisë, shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhjet e parakohshme.

Përderisa partitë në pushtet, po planifikojnë të procedojnë me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ku për kandidat kanë liderin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.

XS
SM
MD
LG