Ndërlidhjet

logo-print

Obama viziton Kubën më 21 dhe 22 mars 


Barack Obama, foto arkivi

Barack Obama, foto arkivi


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar se do të vizitojë Kubën.

Në një postim në Twitter, Obama ka thënë se udhëtimi do të realizohet më 21 dhe 22 mars.

Do të jetë kjo vizita e parë e një presidenti amerikan në ishullin komunist në afro nëntë dekada.

Në vitin 2014, Obama dhe presidenti i Kubës, Raul Castro, kanë bërë të ditur se do të nisin normalizimin e marrëdhënieve pas gjysmë shekulli armiqësi.

Të dyja vendet, qysh atëherë, kanë rivendosur lidhje tregtare dhe diplomatike.

Calvin Coolidge ka qenë presidenti i fundit i SHBA-së që ka vizituar Kubën më 1928.

XS
SM
MD
LG