Ndërlidhjet

logo-print

Al Shabab mohon vdekjen e shefit të tij


Pjesëtarë të Al Shababit

Pjesëtarë të Al Shababit

Grupi militant islamik Al Shabab ka mohuar se shefi i tij i inteligjencës është vrarë në një sulm ajror të Kenias në jug të Somalisë.

Mohammed Karatey dhe dhjetë komandantë të tjerë të Al Shababit janë vrarë më 8 shkurt, ka bërë të ditur ushtria e Kenias.

Ai ka luajtur rolin kryesor në një sulm vdekjeprurës, muajin e kaluar, në një bazë ushtarake në Somalinë fqinje, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Por, Al Shabab, që është pjesë e Al Kadiës, ka thënë se Karatey është gjallë dhe se nuk ka pasur përpjekje për ta vrarë.

Kenia vetëm se ka bërë përpjekje të fitojë mbështetjen e publikut për fushatën e saj ushtarake në Somali, ka thënë një zëdhënës i Al Shababit.

Prillin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit e ka shpallur terrorist Karateyn, i cili njihet edhe si Abdirahim Mohamed Warsame.

Kenia kontribuon me më shumë se 4,000 trupa në forcën e Bashkimit Afrikan në Somali, e cila ndihmon qeverinë e atjeshme të luftojë Al Shababin.

XS
SM
MD
LG