Ndërlidhjet

logo-print

MD: Gjyqësori i Serbisë vepron si në ish-Jugosllavi


(©Shutterstock)

(©Shutterstock)

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka vlerësuar se vendimi i fundit i një gjykate serbe, lidhur me dënimin e tetë eprorëve të UÇK-së, është një vendim tendencioz, që tregon se "Serbia vazhdon të sillet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe realitetin e ri të krijuar në Kosovë".

Ish-eprorët e Brigadës 138: Anton Quni, Rrustem Berisha, Xhafer Gashi, Demush Gacaferri, Demë Maloku, Agon Isufi, Rabit Alija dhe Sheqeri Maloku, janë dënuar të mërkurën në mungesë nga një gjykatë në Nish të Serbisë.

“Ky rast, i cili cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës, të garantuara me kushtetutën e vendit dhe me instrumentet relevante ndërkombëtare, kërkon një trajtim të qartë të tendencave provokuese të gjykatave që procedojnë raste në mungesë të juridiksionit dhe që funksionojnë në bazë të disa marrëveshjeve të tejkaluara”.

“Përfundimisht, logjika juridike e organeve gjyqësore serbe është e tejkaluar dhe i takon ish-sistemit të Republikës Federale të Jugosllavisë, e cila nuk ekziston më as si rregullim shtetëror, as si formë e regjimit shtetëror, por as si sistem juridik nuk mund të trashëgojë bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve që i takojnë një realiteti të ri të rregullimit shtetëror, administrativ e politik”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Lexoni edhe këtë:

Mustafa: Serbia s’ka të drejtë të gjykojë qytetarët e Kosovës

XS
SM
MD
LG