Ndërlidhjet

Papa vë në dyshim katolicizmin e Trumpit


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku ka vënë në dyshim katolicizmin e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shkak të thirrjes së tij për të ndërtuar një mur kufitar me Meksikën.

“Një person që mendon vetëm për ndërtimin e mureve dhe jo për ndërtimin e urave, nuk është i krishterë”, ka thënë Papa.

Trump, biznesmen miliarder, është zotuar po ashtu se do të dëbojë afro 11 milionë migrantë pa dokumente.

Trump ka thënë se Meksika dërgon “përdhunues” dhe kriminelë në SHBA.

Papa Françesku i ka bërë komentet në fund të udhëtimit të tij në Meksikë.

Ai nuk ka pranuar të thotë nëse amerikanët duhet të votojnë për Trumpin, i cili udhëheq garën e republikanëve për president.

“Them vetëm se ky person nuk është i krishterë nëse thotë gjëra të tilla”, është shprehur Papa Françesku.

Ditë më parë, në një intervistë për Fox News, Trump ka thënë se Papa Françesku është një person “shumë politik”.

XS
SM
MD
LG