Ndërlidhjet

Kuvendi mban sot seancë plenare


Nga njëra prej seancave të Kuvendit të Kosovës ku opozita ka hedhur gaz lotsjellës...
Nga njëra prej seancave të Kuvendit të Kosovës ku opozita ka hedhur gaz lotsjellës...

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë plenare, por partitë opozitare kanë paralajëmruar sërish bllokimin e saj.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe ka 21 pika në rendin e ditës.

Opozita ka thënë se nëse partitë në pushtet provojnë të zgjedhin presidentin e ri, ku kandidat për këtë post është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, protestat do të shtrihen edhe në rrugët e Prishtinës.

Zgjedhja e presidentit nuk është në rendin e ditës, andaj kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme.

Që nga 25 gushti i vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, përjashtuar seancat solemne, nuk ka arritur të zhvillojë asnjë seancë në rrethana dhe kushte normale.

Opozita ka përdorur edhe gazin lotsjellës brenda Kuvendit në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet me Serbinë që ka nënshkruar kryeministri i Kosovës.

XS
SM
MD
LG