Ndërlidhjet

Avionët rusë do të ndihmojnë nga ajri sirianët e rrethuar


Siri

Siri

Fuqitë botërore planifikojnë të hedhin ndihma nga ajri në qytetin e rrethuar të Sirisë, Deir ez-Zor, duke përdorur avionët rusë.

Deir ez-zor është i rrethuar nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, ka konfirmuar se Programi Botëror i Ushqimit është duke konsideruar një kontraktues të aviacionit civil rus.

Në dy ditët e fundit, mbi 100 kamionë kanë shpërndarë ndihma për rreth 80,000 njerëz të rrethuar në pesë qytete të Sirisë.

Kombet e Bashkuara vazhdimisht u kanë bërë thirrje palëve ndërluftuese në Siri që të lejojnë ndihmat humanitare, pa u penguar.

Zyrtarë të OKB-së llogarisin se 13.5 milionë njerëz në Siri kanë nevojë për ndihmë humanitare.

XS
SM
MD
LG