Ndërlidhjet

Trump i përgjigjet Papës me lëvdata


Donald Trump dhe Papa Françesku
Donald Trump dhe Papa Françesku

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lavdëruar Papa Françeskun, edhe pse ky i fundit ka vënë në dyshim katolicizmin e tij.

Papa i ka bërë komentet për shkak të thirrjes së Trumpit për të ndërtuar një mur kufitar me Meksikën.

“Një person që mendon vetëm për ndërtimin e mureve dhe jo për ndërtimin e urave, nuk është i krishterë”, ka thënë Papa.

Por, Trump është përgjigjur duke thënë se ka shumë respekt për Papën.

“Ai është një personalitet i madh dhe mendoj se është duke bërë një punë shumë të mirë. Ai ka shumë energji”, ka thënë Trump.

“Papa ka qenë i keqinformuar kur ka kritikuar propozimin për mur, sepse ai nuk është në dijeni për drogën që hyn brenda (në SHBA) dhe për problemet e tjera të sigurisë, të cilat e bëjnë domosdoshmëri një kufi më të fortë”, ka shtuar Trump.

Trump, biznesmen miliarder, ka thënë se Meksika dërgon “përdhunues” dhe kriminelë në SHBA.

Ai është zotuar po ashtu se do të dëbojë afro 11 milionë migrantë pa dokumente.

Trump udhëheq garën e republikanëve për president.

XS
SM
MD
LG