Ndërlidhjet

BE-ja dhe Turqia mbajnë samit për migrantët


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian do të mbajë një samit të veçantë me Turqinë për krizën me migrantë, në fillim të muajit mars.

“Plani i veprimit BE-Turqi është prioritet i yni”, ka thënë presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

BE është zotuar se do t’i japë Turqisë 3 miliardë euro, në këmbim të strehimit të refugjatëve në territorin e saj.

Mbi një milion njerëz kanë arritur në BE vitin e kaluar, duke krijuar krizën më të madhe me refugjatë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shumica e refugjatëve janë nga Siria, ku lufta civile vazhdon qysh në vitin 2011.

“Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të pasur sukses. Andaj, synojmë të organizojmë një takim të veçantë me Turqinë në fillim të marsit”, ka thënë Tusk për gazetarët në Bruksel.

XS
SM
MD
LG